Mrekullia e lėngut me mollė, karrotė dhe panxhar!

16-02-2014

Mrekullia e lėngut me mollė, karrotė dhe panxhar!

Mollë, karotë dhe panxhar janë përbërësit e pijes së mrekullisë, e cila ka fituar famë për shkak të ndikimit pozitiv në shëndetin e njeriut. Përgatitja e kësaj pije është shumë e lehtë. Gjithçka nevojitet është një shtrydhëse frutash, mollë, karrota dhe panxhar. Ato lahen me kujdes dhe hidhen në shtrydhëse pa u qëruar, ndërsa lëngu i përftuar duhet konsumuar menjëherë, pasi nëse ruhet në frigorifer, humbet vlerat.

Pija e përbërë nga dy perime dhe një frut është e pasur me shumë antioksidantë. Mollët përmbajnë vitaminat A, B1, B2, B6, C, E dhe K, si dhe elementë si zink, bakër, magnez, potasium, fosfor, hekur, kalcium dhe mangan. Molla është gjithashtu e pasur edhe me fibra.

Karrota përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K. Gjithashtu, në përbërje të saj gjenden edhe potazium, kalcium, fosfor, magnez dhe selen. Një nga përbërësit më të rëndësishëm është betakaroteni.

Panxhari është i pasur me vitaminat A, C, B-kompleks, dhe elementë si potaziumi, hekuri dhe magnezi.

Kombinimi i të tre përbërësve të pijes-mrekulli jep vlerat ushqyese që i nevojiten një personi gjatë ditës, duke pasur gjithashtu edhe ndikim pozitiv në shëndet në terma afatgjatë.

 

Përgatiti: L.E


Share on Facebook

Videot e fundit

Msc. Nertil ARAPAJ Fakulteti Inxhinierisë

Na kontaktoni ne:


  • Gita: +355 68 56 82 530
  • Eri: +355 68 56 82 580
  • Festimja: +355 68 56 82 634
  • Daniela: +355 68 56 82 426
  • Lisana: +355 68 56 82 511
  • Daniela: +355 68 56 82 426
  • Email: 77energyy@gmail.com
  • Fb: 77 Energy
  • Adresa: Autostrada Tirane-Durres, ne Kampusin Universitar "Vitrina" prane "City Park"