Ēaji i rigonit ,ndhihme ne aparatin tretės!

02-02-2014

 Ēaji i rigonit ,ndhihme ne aparatin tretės!

Rigoni eshte bima qe ne ne pergjithesi e perdorim në gatim. Por  ajo qe eshte me e rendesishmja kjo bimë perdoret  edhe në mjekësinë popullore. Kjo bime e njohur  , ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Si shumë bimë të tjera edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore. . Çaji i kësaj bime ndihmon edhe  aparatin tretës ,   dhe veshtiresine me tretjen . Për  lehtësimin e tretjes  nga ushqimi i tepërt këshillohet të pihet menjëherë një gotë nga çaji i rigonit. Në  mënyrë qe të ndiheni më mirë dhe më të lehtë gjatë lëvizjeve.
Dhimbja e barkut
Po ashtu, çaji i kësaj bime ka aftësi antispastike, prandaj përdoret edhe në trajtimet e shqetësimeve dhe dhimbjeve të barkut, që mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshën. Çaji përdoret edhe kur shkaktare është ftohja dhe dhimbjet shoqërohen me fryrje të barkut. Në këto raste mund të pihet çaji i rigonit, ose mund ta shoqërosh bimën e grimcuar me ushqim. Për të sëmurët, që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mnëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të paëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep. Një ndihmesë të madhe jep çaji i rigonit edhe në çrregullimet, që shfaqen nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë tretje të ushqimit me vështirësi, të shoqëruara me grumbullimin gazesh, acarim të mbulesës mukoze të zorrës, të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku.
Çrregullimet
Këto çrregullime mund të shkojnë deri në diarre. Për të lehtësuar këtë fenomen, mjekët këshillojnë që çaji të pihet disa herë gjatë ditës, që dhe problemi të eliminohet më shpejt. Edhe në rastet kur njerëzit vuajnë nga kapsllëku dhe që shoqërohet me dhembje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, mjekët popullorë rekomandojanë çajin e rigonit. Ata këshillojnë pirjen e 4 gotave çaji në ditë. Një tjetër veti e rigonit është se lëngu i tij përdoret si kundërparazit. Me të spërkatet vendi, në të cilin ndodhen parazitët. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet patur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve.
Bima
Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje.
Përmbajtja
Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera.
Çaji
Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitet një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i paëmbëlsuar, për të parandaluar dhe qetësuar sëmundje të ndryshme.
Paketë këshillash
Për përgatitjen e çajit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit.
Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve.
Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës.
Përdoreni erëzën në ushqime. Përveç shijes së mirë parandalon sëmundjet.
Gjatë mbledhjes duhet patur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve.
Çaji i rigonit ka aftësi antispastike, prandaj përdoret edhe në trajtimet e shqetësimeve dhe dhimbjeve të barkut, që mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshën./F.C


Share on Facebook

Videot e fundit

Msc. Nertil ARAPAJ Fakulteti Inxhinierisë

Na kontaktoni ne:


  • Gita: +355 68 56 82 530
  • Eri: +355 68 56 82 580
  • Festimja: +355 68 56 82 634
  • Daniela: +355 68 56 82 426
  • Lisana: +355 68 56 82 511
  • Daniela: +355 68 56 82 426
  • Email: 77energyy@gmail.com
  • Fb: 77 Energy
  • Adresa: Autostrada Tirane-Durres, ne Kampusin Universitar "Vitrina" prane "City Park"