Stomaku, ndikimi i ftohjes, lagėshtirės dhe trashėgimisė nė dhimbjet e tij!

15-01-2014

Stomaku, ndikimi i ftohjes, lagėshtirės dhe trashėgimisė nė dhimbjet e tij!

Sëmundjet e stomakut janë mjaft problematike, sidomos format ulçeroze, të cilat shoqërohen me shqetësime të dukshme. Ato në tërësi kanë dhe shkaqe trashëgimie, por burime të tyre janë dhe ftohjet, sidomos prania e këmbëve në të ftohtë. Në rastet kur ka bazë geneze zhvillimi I tumoreve, përballemi me forma kanceroze, të cilat janë shumë të rezikshme. Kanceri i stomakut është një sëmundje malinje e stomakut, që ndryshe mund të quhet edhe tumor i stomakut. Ai merr fill nga qeliza normale të këtij organi, të cilat degjenerojnë, duke u shumëzuar në mënyrë jonormale, e duke krijuar në këtë mënyrë tumorin e stomakut. Kanceri mund të shfaqet në forma ulcerative, të ngjashme me ulcerën e stomakut, ose si tumor masiv brenda në stomak. Nga ana tjetër këto qeliza mund të përhapen në organizmin njerëzor, duke u mbjellë në organe të tjera, si p.sh. melçia, në këtë mënyrë formohen ato që quhen metastaza. Si në të gjitha rastet e sëmundjeve malinje, mënyra e formimit të kancerit të stomakut nuk është krejtësisht e qartë. Fatkeqësisht niveli aktual i shkencave biologjike dhe mjekësore nuk arrin të shpjegojë plotësisht arsyet e zhvillimit të sëmundjeve kanceroze. Kanceri i stomakut mund të lidhet me disa faktorë. Predispozicioni gjenetik është i rëndësishëm, pasi shihet zhvillimi i kancerit të stomakut në disa popullata më të predispozuara, sikurse janë ato aziatike, kryesisht kineze dhe japoneze, apo në planin familjar, ku shohim raste me kancer në të njëjtën linjë trashëgimie. Mënyra e të ushqyerit është gjithashtu e rëndesishme, ushqimet tepër të kripura, mishi dhe peshku i kripur e i tymosur, mendohet që mbajnë substanca kancerogjene për stomakun. Po kështu, këto ushqime në gjendje të konservuar, uji i papërpunuar i pusit mund të përmbajnë substanca të dëmshme. Sigurisht nuk përjashtohen edhe agjentët e njohur kancerogjene, siç është duhani, i cili mund të kontribuojë në zhvillimin e shumë lloj kancereve në organizmin e njeriut, duke përfshirë këtu edhe atë të stomakut. Disa nga shkaqet favorizuese të sëmundjes: prja e duhanit, pijet e tepërta alkoolike, ushqimet e papastra dhe uji, mishrat e kripur dhe të tymosur,trashëgimia familjare, etj. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet një mikroorganizmi të quajtur Helicobacter pylori (H. Pilori). Kjo bakterie mund të kolonizojë mukozat e stomakut dhe duodenit duke shkaktuar zakonisht gastrit ose ulcer gastro-duodenale. Por nga ana tjetër është vënë re edhe lidhja e këtij infeksioni me sëmundjet malinje të stomakut. Në kompleks mund të thuhet se shfaqja dhe shpeshtësia e kancerit te stomakut vjen në proporcion të zhdrejtë me kushtet social-ekonomike dhe higjeno-sanitare të një popullate të caktuar. Pra, sa më të ulëta ose të këqija të jenë këto kushte, aq më e shpeshtë është kjo sëmundje./F.C

 


Share on Facebook

Videot e fundit

Msc. Nertil ARAPAJ Fakulteti Inxhinierisë

Na kontaktoni ne:


  • Gita: +355 68 56 82 530
  • Eri: +355 68 56 82 580
  • Festimja: +355 68 56 82 634
  • Daniela: +355 68 56 82 426
  • Lisana: +355 68 56 82 511
  • Daniela: +355 68 56 82 426
  • Email: 77energyy@gmail.com
  • Fb: 77 Energy
  • Adresa: Autostrada Tirane-Durres, ne Kampusin Universitar "Vitrina" prane "City Park"