Riciklimi i plastikės dhe metalit si kontribut nė pastrimin e ambientit dhe zbutjen e krizės ekonomike!

15-11-2013

Riciklimi i plastikės dhe metalit si kontribut nė pastrimin e ambientit dhe zbutjen e krizės ekonomike!

Riciklimi i mbetjeve është një mënyrë e rëndësishme kursimi. Mbetjet kthehen në lëndë të parë për industrinë, duke sjellë uljen e çmimit të produkteve për konsumatorët. 1 kilogram mbetje plastike shitet rreth 30 lek të reja në pikat e grumbullimit, dhe çmimi është në rritje. Kurse mbetjet e metalit shiten rreth 100 lekë të reja kilja. Në Shqipëri ka me mijëra mbledhës skrapi dhe mbetjesh plastike. Riciklimi i plastikës dhe metaleve është i thjeshtë për tu bërë: shishet plastike, qeset e panevojshme, si dhe kanoçet, mbetjet metalike i grumbullojmë veçmas nga mbetjet organike të kuzhinës.

Pasi kemi mbledhur sasi të konsiderueshme i mbledhim në një qese, ja mbyllim mirë grykën dhe i hedhim në kazanët e plehrave. Kazanët, këtu në Tiranë të paktën, vizitohen çdo ditë nga mbledhësit informalë. Pakoja jonë me shumë mundësi do të gjendet prej tyre. Kompania e pastrimit i mbledh mbetjet gjatë natës, kështu mbetjet tona plastike kanë më shumë shanse të gjenden nga mbledhësit nëse i hedhim në kazanë paradite. Gjithsesi, edhe pasi mbetjet përfundojnë në lendfill, atje përsëri u nënshtrohen kërkimeve për plastikë e metal nga mbledhësit.

Por gjatë transportit shpesh mbetjet ndoten dhe në lendfill përfundojnë të papërdorshme si lëndë e parë për industrinë ricikluese. Plastikat e pista nuk mund të përpunohen nga fabrikat e riciklimit, prandaj ka rëndësi grumbullimi i diferencuar i plastikave. Ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve krijon detyrim për bashkitë që brenda 5 vitesh të realizojnë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. Kjo do bëhet duke vendosur kazanë të vecantë për mbetjet e riciklueshme nga mbetjet e tjera. Ndërkohë ne mund të fillojmë ta praktikojmë riciklimin duke dhënë kështu kontributin tonë në pastrimin e ambjentit dhe zbutjen e krizës ekonomike.

 

Përgatiti: I.Ç


Share on Facebook

Videot e fundit

Msc. Nertil ARAPAJ Fakulteti Inxhinierisë

Na kontaktoni ne:


  • Gita: +355 68 56 82 530
  • Eri: +355 68 56 82 580
  • Festimja: +355 68 56 82 634
  • Daniela: +355 68 56 82 426
  • Lisana: +355 68 56 82 511
  • Daniela: +355 68 56 82 426
  • Email: 77energyy@gmail.com
  • Fb: 77 Energy
  • Adresa: Autostrada Tirane-Durres, ne Kampusin Universitar "Vitrina" prane "City Park"